Faruk Tasholli: Piktori Shefqet Avdush Emini pushton botën

Kulturë

Wednesday, 23.10.2013, 06:24 PM

PIKTORI NGA KOSOVA PUSHTON QENDRA BOTËRORE TË ARTIT

Nga Faruk Tasholli

Vetëm për pak muaj, piktori kosovar Shefqet Avdush Emini, me artin e tij, merr pjesë në tri qendra botërore të artit, pa llogaritur pjesën tjetër të ekspozitave të mëparshme.

Piktori kosovar me qëndrim në Holandë, Shefqet Avdush Emini, tashmë është bërë një krijues lëvizëz nëpër botë, qoftë me pjesëmarrje në ekspozita të rëndësishmë, qoftë me pjesëmarrje në juri profsionale apo edhe në qëndrime krijuese. Këtë funverë, ai ishte pjesëmarrës i simpoziumit tradicional të pikturës në Penza të Rusisë, ku nga 400 artistë konkurentë të 23 shtetevë, u pranuan 73 prej tyre. Pas kthimit nga ky simpozium i rëndësishëm ku marrin pjesë edhe strukturat e ndryshme politik e shtetërore, piktori ynë Shefqet Avdush Emini na deklaroi:

Une jam i ndarë shumë i kënaqur me organizimin ,kushtet e qëndrimit ,pritjen  e  tjera… Kam qene shum i lumtur, sepse puna ime artistike është vlerësuar shumë nga të gjithë. Respekti ka qenë vërtet  në nivel  të lartë… Kam pasur fatin që jam takuar me shumë  artistë të mëdhenj  dhe relacioni shoqëror e kulturor ka qenë shumë i miër në mes nesh. Kam krijuar një urë të re  me shumë vende të tjera të botës dhe  me artistë shumë të rëndësishëm e me struktura të ndryshme krijuese. Punën të cilën e kemi krijuar, ajo do të mbetet në koleksionin e simpoziumit e  nuk proferohet të bëhet biznis me të ! Unë vertet jam ndarë shumë i kënaqur në përgjithësi dhe do ë isha i lumtur po qe se me ftojnë prapë. Pas perfundimit të këtij simpoziumi në jemi në kontakt të përhershëm me shumë artistë  të vendeve të ndryshme të botës.Pas përfundimit të simpoziumit të Rusisë, kam vazhduar direkt fluturimin në Sarajevë, në Bosnje, në një simpozium tjetër. Aty jam takuar me disa shokë të tjerë ku jam njohur në simpoziumet e tjera  nëpër botë, por edhe aty kam krijuar shokë të tjerë. Për disa ditë kemi vizituar pjesë të ndryshme të Bosnjes. Po ashtu, sipas programit, kemi pikturuar dhe në fund, piktura e ime dhe e tre piktorëve të tjerë nga Turqia mbetën për ’’ Muzeun e Alija Izetbegoviqit’’. Ky ishte një satisfaksion për mua,  që puna ime, te mbetet edhe në atë muze të rëndësishëm në Bosnje.

             Tani pritet të marr pjesë sërish në nëntor  në festivalin    e pikturës në Egjipt, ku kam marrë thirrje para një kohë të gjatë. Jam shumë i sigurtë qe edhe këtu do të ndahem shumë i kënaqur si herat e tjera… Egjipti tani më është bërë si shtëpi e dytë. Edhe këtu si në shumë vende të botës kam krijuar një rreth të gjerë të shoqërisë, dhe kujtimet e mia përherë janë shumë të mira

SH.A. Emini pranë pikturave të tij  në simpoziumin në Rusi ,2013

 

 Piktura që është dedikuar Muzeut “Alija Izetbegovic’’, Sarajevë, 2013

Views: 18

Comment

You need to be a member of Humanity Healing Community to add comments!

Join Humanity Healing Community

Networking Community of Conscious Beings committed to Holistic Healing, Education & Spiritual Activism

What is Humanity Healing?

Ways to Help

"We do not run a service to make money. We raise money to run our service"


Gifts to Humanity Healing International are deductible for U.S. federal income tax purposes.

Suggestions, Ideas?
Please contact us:
contact@humanityhealing.net

 

HHI-(571)374-4674

Humanity Healing New Rules

OMTimes Broadcast Network now has its it's own Radio channel.  Conscious Programming and Music 24 hours day.
Try  Now
Desktop
Mobile
No App Required

Network Spotlights

Follow me on Blogarama
www.omtimes.com

  _________________________________

Confused about how to navigate this site? Click on the red button below and go straight to the Orientation Station.

Birthdays

Birthdays Today

Music

Loading…

© 2019   Created by Humanity Healing International.   Powered by

Badges  |  Report an Issue  |  Terms of Service

Humanity Healing Community Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...